Mediat e huaja ditë më parë raportuan rreth modës dhe stilit të veshjes së Rita Orës.
Këngëtarja është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore dhe do të sjell shumë shpejt një këngë të re.
E duke iu referuar veshjeve të këngëtares sonë, thuhet se biondina jonë frymëzohet nga nëna, Vera Ora.
Kjo e fundit ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft e bukur dhe elegante.
Megjithëse 52-vjeçare, Vera duket mjaft në formë teksa ekspozon linjat trupore e veshur në bikini të kuq.
Ajo gjendet për pushime luksoze në rivierën e Monte Carlos së Monacos së bashku me bashkëshortin, Besnik Sahatçiun.
Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore teksa do të sjell këngë të reja gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/