Me një stil tejet të veçantë, linja perfekte, e art në vete, nëna e Rita Orës i ka mahnitur të gjithë.
Ajo ka nisur pushimet, ndërsa edhe njëherë e ka dëshmuar se ka një shpirt artisteje.
Vera Ora, përveç që është In me stil, vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale duke postuar foto nga përditshmëria e saj.
Ajo madje duket sikur të jetë mike me vajzat e saj, pavarësisht se ato janë shumë të reja. Në një foto madje shihet se sa përshtat i shkon asaj fustani i Ritës.
Një shembull i mirë ky për të gjitha femrat. /Lajmi/Telegrafi/