Nëna e këngëtares me famë ndërkombëtare, Rita Ora, Vera Sahatçiu, shpesh ka rrëmbyer vëmendjen e mediave po aq sa e bija.
Ajo ka qenë pjesë e shumë revistave angleze, duke rrëfyer historinë e saj personale se si arriti ta mposhtë sëmundjen e egër të kancerit.
Si një psikiatre e NHS, ajo shpesh jep këshilla për ndjekësit në rrjetet sociale rreth asaj se si duhet përmirësuar shëndeti mental.
Ndërkohë, jo të pakta janë rastet kurVera publikon ndonjë footgrafi nga përditshmëria, duke treguar se si është atmosfera në familjen Sahatçiu.
Së fundmi, nëna e Rita Orës ka pozuar me bikini në shtëpinë e saj, duke i mahnitur të gjithë me format e saj trupore.
“Vera ime fillon tani! Mos harroni nëna që të jetoni jetën tuaj, jo të dikujt tjetër…kështu që që jetoni jeta juaj jo dikush tjetër .. kështu që të gëzojnë! Je e sigurt dhe kujdesu për trupin tënd”, kanë qenë fjalët e Verës në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Kujtojmë që muaj më parë, ajo bashkë me Ritën dhe bashkëshortin e saj, Besnikun, vizituan Kosovën në fillim të muajit prill. /Telegrafi/