Telegrafi

Nëna e raportoi të birin kanibal, që kishte mbytur shtatëvjeçarin dhe po ia hante trupin (Foto)

Nazim Miyan nga Pilibhit i Indisë, ka mbytur një shtatëvjeçar për t’ia ngrënë trupin.

Rastin e ka raportuar nëna e 20-vjeçarit të varur nga droga, në momentin që e ka parë dhomën e kthyer në skenë krimi, derisa në mes ndodhej fëmija i copëtuar, transmeton Telegrafi.

Kanibali prapa grilave, shkaku i vrasjes dhe ngrënies së fëmijës

Pasi e kishte larguar viktimën që po luante më shokë, e ka dërguar me dhunë në shtëpi, që për momentin nuk kishte njeri dhe ia ka prerë kokën. Më pas ia ka ndarë gjymtyrët dhe i ka copëtuar, ia ka shqyer barkun për t’ia nxjerrë organet e brendshme dhe ia ka hëngër mishin.

Në momentin që Policia ka shkuar në shtëpinë e tij, Miyan është dorëzuar pa rezistencë dhe nuk ka folur asgjë.

Viktima pas masakrës e mbështjellur me batanije

Turma njerëzish ia kanë rrethuar shtëpinë dhe më pas stacionin ku po qëndronte në mbajtje, duke kërkuar që ai të vritet. Hetuesit po bëjnë përpjekje të zbulojnë nëse ai ka bërë ndonjë vepër të tillë edhe më parë dhe se a i përket ndonjë grupi që grabisin dhe mbysin fëmijë për t’i ngrënë. /Telegrafi/