Nëna e Kylian Mbappes, Fayza Lamari, ka mbetur e zemëruar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për rrjedhjen e detajeve nga bisedimet mes tyre në shtyp rreth të ardhmes së lojtarit, raporton The Athletic.
Lamari fajëson Florentinon për lejimin e rrjedhjeve të informatave në një përpjekje për të grumbulluar presion mbi djalin e saj dhe për të përshpejtuar transferimin.
Megjithatë, temperamenti u ftoh kur Jose Angel Sanchez, menaxheri i përgjithshëm i Madridit, hyri në negociata me nënën e Mbappes, Lamari, e cila tha se ishte e kënaqur me strategjinë e tij të negociatave.
Real Madridi po shtyn të nënshkruajë një para-marrëveshje me Mbappe këtë muaj për të shmangur një dramë të madhe gjatë verës, siç ishte rasti në 2022 dhe 2023.
Nëna e Mbappes do të përfshihet në çdo vendim të marrë nga lojtari duke marrë parasysh ndikimin e saj të fortë në lojtarin që është agjentja e tij.
Mbappe aktualisht fiton 72 milionë euro në PSG çdo vit dhe mendohet të marrë një bonus marramendës prej 130 milionë eurosh nëse nënshkruan për Real Madridin në verë. /Telegrafi/