Marina Vjollca dhe Getoar Selimi realizuan atë që ishte dasma e vitit.
Çifti më i përfolur i estradës i dhanë fund beqarisë në një dasmë luksoze që thuhet se kushtoi një mal parash.
Aty nuk mundi të mungonte as nëna e Marina Vjollcës me motrat e saj.
Është nëna Maria ajo që ka postuar një seri fotosh nga dasma e Marinës, ku ajo shfaqet mjaft elegante.
Marina dhe Geti i dhanë fund beqarisë në një martesë në Gjirin e Lalëzit në perëndim të diellit.
Të ftuar ishin miq dhe të afërm të çiftit, të cilët e bënë këtë një nga dasmat më të përfolur nga mediat shqiptare.
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kurorëzuan dashurinë prej tri vitesh. /Telegrafi/