Telegrafi

Nëna e Getit shijoi dasmën e djalit, dukja e saj la mbresa pozitive (Foto)

Edhe pse përqëndrimi ishte te Getoar Selimi dhe Marina Vjollca për dasmën e tyre të 10 shtatorit, janë edhe familjarët ata që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut.

Edhe pse u fol shumë për Luana Vjollcën dhe të afërmet e Marinës, një person mjaft i rëndësishëm po ashtu impresionoi.

Është nëna e Getoarit, Florija, ajo që sipas fotove të publikuara nga Geti ka kaluar momente të mrekullueshme.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Ajo zgjodhi një fustan ngjyrë “pink” për këtë ngjarje, teksa nuk mundi t’i fshihte emocionet.

Nëna e Getoarit shihet shumë e afërt edhe me Marinën, teksa shihet qysh në fillim një përshtatshmëri mes nuses dhe vjehrrës.

Geti dhe Marina ka tri vjet që janë në lidhje romantike dhe dyshja natyrisht se kanë njoftuar njëri-tjetrin edhe më parë me prindërit. /Telegrafi/