Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është shumë e përfolur dhe diskutuar në mediat e mbarë botës, dhe jo vetëm.
Po aq sa ajo, shpesh vëmendje ka marrë edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili ka qenë një shtysë e madhe drejt suksesit për të bijën.
Por ndryshe nga babai, shumë më rrallë fansave të këngëtares mund t’iu ketë rënë të lexojnë për nënën e saj, Anesën, e cila është shumë më e tërhequr nga jeta publike.
Së fundmi, ajo ka realizuar një fotosesion me poza mjaft artistike në studion e fotografit të njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Fadil Berisha.
Ka qenë vet Fadili ai i cili i ka publikuar shumë prej këtyre fotografive në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“E bukura Anesa Lipa”, ka shkruar ai në mbishkrimin e këtyre imazheve atraktive të nënës së këngëtares.
Dua përndryshe ka treguar shumë herë në intervista se ka një lidhje shumë të veçantë me prindërit dhe bën të pamundurën që përkundër shumë angazhimeve, të jetë sa më afër tyre. /Telegrafi/