Joleen Diaz nga Kalifornia e cila me dukjen e saj shumëkënd e bënë të mendoj se është një vajzë e re sikurse e bija e saj 21-vjeçe, është bërë sensacion në internet dhe i një sërë mediash që kanë raportuar për të.
Pavarësisht që është futur në dekadën e pestë, 44-vjeçarja duket sikur është shumë më e re, e pranoi se për vajzën e saj Meilani shumë mendojnë se është motra e saj, transmeton Telegrafi.
Kjo nënë e “veçantë” është futur në listën e nënave më të bukura në botë. Me profesion është mësuese, e statusin e beqares e “gëzon” tash e 15 vite, që kur u shkurorëzua nga babai i Meilanis. Pamja e saj shpesh i shkakton probleme.
“Kam disa profile në aplikacionet për njohje, por shpesh mi mbyllin. Kjo për shkak se mendojnë se po gënjej për vite apo për shkak të pamjes time”, ka pranuar ajo.
Gjithashtu, shpesh i lajmërohen moshatarët e vajzës së saj, por siç thotë ajo nuk i interesojnë fare.
“Për mua janë fëmijë, kërkoj burrë që e di se çfarë dëshiron në jetë, shtoi Diaz.
Madje pranon se shpesh del me të bijën nëpër takime me meshkuj.
“Shkojmë në bouling, kinema e plazh. Takimet e dyfishta janë të zakonshme”, mendon 44-vjeçarja.
Në Instagram e ndjekin afro 600 mijë ndjekës dhe çdo ditë publikon fotografi të ndryshme.
“Gjithmonë jam kujdesur për veten. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet, asgjë nuk i kam lënë rastësisë. Pas pamjes time fshihet mundi dhe puna e palodhshme”, përfundoi Joleen. /Telegrafi/