Telegrafi

Nëna e Beyonce ndan fotografi nga martesa e të bijës me Jay Z

Nëna e Beyonce, Tina Knowles (Foto: McIntyre/Getty Images/Guliver)

Beyonce Knowles dhe Jay Z u martuan në prill të vitit 2008 në një ceremoni private në New York. Nëna e këngëtares, Tina Knowles, për të shënuar përvjetorin e tyre të  12- të ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Ajo publikoi një fotografi të ëmbël bardh e zi e shkrepur në ceremoninë e çiftit, transmeton The Mirror.

Krijuesja e hiteve të shumta shihet tejet e lumtur duke bërtitur, teksa merr dorën e reperit pasi lidhën nyjën e dashurisë para miqve dhe familjes.

Në mbishkrimin e fotografisë Knowles shkroi: “Gëzuar përvjetorin për Bey dhe Jay duket sikur kjo fotografi është shkrepur dje. Këto janë krahët e mi në këmishën e saj të veshur!”.

“Kujtime të tilla të bukura të asaj dite tani janë dymbëdhjetë vjet më vonë! Tre foshnje të mrekullueshme më vonë dhe dashuria mbizotëron ende… Unë e dizajnova atë fustan!”.

Tina përveç fustanit të saj të nusërisë ka ndihmuar edhe në kostumet e grupit “Destiny’s Child”, në të cilin ka qenë pjesë edhe vajza e saj, Beyonce. /Telegrafi/