Në studion e Debat Plus-it, ku i ftuar është Haki Abazi, është lajmëruar nëna e Astritit Deharit, Xhemile Dehari.
Ajo përmes një mesazhi me shkrim, ka kërkuar nga Abazi, t’i tregojë emrat se ku po i merr informatat për djalin e saj.
Ajo ka thënë se në të kaluarën Abazi kishte thënë se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje.
“Të lutem pyete prej kur është tu u marrë për hetimet për Astritin, se për kohën kur e vranë Astrirtin, Haki Abazi ka thënë se është vetëvrasje, qysh ka mujt me thënë atëherë me thënë se është vetëvrasje dhe sot se si u humbën mostrat e Astritit, le të tregon me emra se prej kujt i merr këto informata”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, Abazi ka thënë se nuk është e vërtetë që ka deklaruar ndonjëherë se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.
Ai i ka quajtur propaganda informatat e tilla, teksa ka thënë se e kupton familjen Dehari dhe dhimbjen e tyre.
“Më vjen shumë keq, në fakt kjo është arsyeja që duhet të përfundoj ky rast të marrë epilogun e drejtësisë. Unë kam një nënë në shtëpi që ka përjetu një dhimbje të humbjes së djalit të saj. E kuptoj plotësisht se çfarë do të thotë se cka do të thotë të jetosh me brengën e hapur, të mospërfundimit të drejtësisë. Nuk e kam thënë kurrë, janë propaganda që kanë qarkullu në rrjete sociale që jam deklaru për rastin Dehari, asnjëherë. Më vjen keq për keqinformimin që ka ndodhur”, ka thënë ai./RTVD/