Nëna e Alexei Navalny ka arritur ta shoh trupin e pajetë të djalit të saj, i cili ndërroi jetë në një burg rus të sigurisë së lartë në Arktik.
Lyudmila Navalnaya akuzoi hetuesit rusë se po e shantazonin duke i thënë se djalin ta varroste në mënyrë private, gjegjësisht pa prezencën e mediave.
Ajo tha se e kishin kërcënuar se do të “bënin diçka” me trupin nëse ajo nuk ishte dakord, raporton skynews.
Hetuesit dëshironin të kishin gisht rreth varrimit, tha ajo, duke shtuar se njëri i tha asaj se koha nuk ishte në anën e saj pasi trupi po dekompozohet.
Обращение мамы Алексея pic.twitter.com/NPOcImP5J4
— Yulia Navalnaya (@yulia_navalnaya) February 22, 2024
Navalnaya u ka bërë thirrje autoriteteve që t’ia japin trupin e djalit, i cili gjendet në një morg që nga vdekja e tij të premten e kaluar.
Ndërkohë, bazuar në certifikatën e vdekjes, opozitari rus ka vdekur për “shkaqe natyrore”.
E veja e tij, Yulia Navalnaya më herët kishte pohuar se ai ishte helmuar me novichok – një agjent nervor.
Ndryshe, Navalny ishte kritiku më i madh i presidentit aktual rus, Vladimir Putinit. /Telegrafi/