Telegrafi

Nëna dhunon dy fëmijë e saj në Prishtinë

Dy fëmijë, janë dhunuar fizikisht nga nëna e tyre duke pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në Prishtinë, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, ngjarjen në polici e ka raportuar babai i fëmijëve.

“Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet më tej në raport. /Telegrafi/