Site icon Telegrafi

Nën ritmet e melodisë së Valles së Rugovës, Rita Ora u tregon fansave se si gatuhen pitja e famshme tradicionale dhe taratori kosovar

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, e ka cekur shpesh herë me krenari që prejardhja e saj është shqiptare.

Ajo ka treguar disa herë se në familjen e saj flitet shqip dhe se ruhen traditat shqiptare dhe gatuhen kryesisht ushqime tradicionale shqiptare.

Mesa duket, kuzhina shqiptare është e preferuara e Ritës, pasi 31-vjeçarja shihet shpesh duke konsumuar dhe gatime tradicionale të vendit prej nga vjen.

Lexo po ashtu E guximshmja Rita Ora - merr gjarprin dhe e vendos atë mbi fytyrën e saj në skenën e 'The Voice Australia'

Këtë ajo ua dëshmoi fansave edhe së fundmi përmes disa videove të publikuara në TikTok dhe Instagram.

Ora në një video të shoqëruar nga melodia “Vallja e Rugovës” (remiks nga DJ Cimi), tregoi se si gatuhet taratori i famshëm kosovar.

https://www.tiktok.com/@ritaora/video/7089942773478247726?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=6911958762505029126

Ndërkohë, në InstaStory Rita publikoi një tjetër video, ku tregonte se kishte gatuar edhe piten tradicionale me spinaq.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Një pite në furrë, byrek tradicional shqiptar”, shkroi Ora, para se të publikonte të tjera pamje me mbishkrimin: “Pitja është gati”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Se është një adhuruese e ushqimit shqiptar, këngëtarja e hitit “Anywhere” e kishte treguar atë edhe gjatë koncertit të saj në Kosovë për 10-vjetorin Pavarësisë së Kosovës.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ajo në mes të skenës kishte përmendur se ushqimi tradicional shqiptar mbetet i preferuari i saj.

Se është kultivuese e vlerave dhe traditës, Ora këtë e kishte dëshmuar edhe në videon muzikore të këngës “Big” vitin e kaluar, ku ishte shfaqur me veshje të modifikuar me elemente kombëtare shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version