Nën organizimin e British Council dhe Ambasadës Britanike në Kosovë, u shënua faza e dytë e projektit “Qytetarët Aktiv”, projekt i cili synon motivimin e të rinjve nga Ballkani Perëndimor, për të kuptuar më mirë nevojat e komuniteteve të tyre lokale dhe punën në mënyrë aktive në përmirësimin e gjendjes.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin ambasadori Britanik në Kosovë, Ruari O’Conell përfaqësues të British Council për Evropën e gjerë, përfaqësues nga administrata lokale si dhe organizata joqeveritare që bashkëpunuan në këtë projekt si TOKA dhe “SYRI I VIZIONIT”.
Para të pranishmëve foli ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conell, i cili tha se është plotësisht ne interes të këtij shteti që të kemi një shoqëri të fuqizuar, ku mund të bëjmë ndryshime.
Ai ka thënë se beson plotësisht që nëse dëshirohet ndryshimi, duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe të rinjtë.
“Duhet të bashkëpunojmë me rininë , qytetarët aktiv, vullnetarët dhe Organizatat Joqeveritare (OJQ), sepse kjo pjesë e shoqërisë mund të përdorë energjinë për të bërë ndryshime”, ka shtuar O’Conell.
Në emër të British Council ka folur Elizabeth White, e cila ka theksuar se është e lumtur me inagurimin e fazës së re të projektit “Qytetarët Aktiv”.
Sipas saj, ky është projekti më dobiprurës që e ka realizuar British Council kudo nëpër vendet që kanë vepruar.
“Ju uroj mirëseardhje edhe OJQ-ve” TOKA” nga Prishtina dhe “SYRI i VIZIONIT” nga Peja dhe trajnerëve të këtyre OJQ-ve, që kanë qenë pjesë trajnimeve për Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar White.
Ndërsa, Jehona Gjurgjeala nga OJQ “Toka”, ka thënë se në tri vitet e fundit kanë punuar me 10 mijë të rinj nëpër tërë Kosovën.
Sipas saj, këta të rinjë kanë vullnet dhe janë të interesuar për të qenë aktiv në proceset shoqërore.
“Mendoj se ata kanë nevojë mos me i frikësu, por me i inkuraju dhe më i përkrah. Të rinjtë janë të interesuar, por e kanë një drojë nga institucionet, respektivisht njerëzit më krevata, sepse iu duken shumë serioz. Toka iu ka bashkëngjitë këtij program, për shkak se e ka në qasjen e vet të krijojë ura”, ka shtuar Gjurgjeala. /Telegrafi/