Site icon Telegrafi

Nën ndikim të alkoolit voziti veturën duke shtypur për vdekje një burrë, policia britanike gjen shoferin duke fjetur në fushë

Kamera e helikopterit të policisë britanike ka zbuluar shoferin i cili nën ndikim të alkoolit kishte shtypur për vdekje me veturë një çiklist, e mjetin e tij ata gjetën jo larg rrugës kurse autorin e kësaj vepre duke fjetur në fushë.

Damian Ralph, 38-vjeç, u gjet duke fjetur dy orë pasi kishte shtypur për vdekje Christopher Mardlin, 58-vjeç, gjatë 1 nëntorit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Kamera termale e helikopterit të policisë shfaq Ralphin e shtrirë në një fushë vetëm gjysmë milje larg vendit ku kishte shtypur tashmë të ndjerin Mardlin, madje duke tejkaluar për dy herë shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.

Mardlin ishte shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes, e gjatë seancës gjyqësore që u mbajt sot në Cambridge, ai u shpall fajtor për ngasje nën ndikim të alkoolit dhe disa pika tjera të aktakuzës.

Si pasojë e kësaj u dënua me shtatë vite e gjashtë muaj burgim. Gjithashtu i është marrë patentë shoferi për nëntë vite, ku pas këtyre viteve do të ritestohet. /Telegrafi/

Exit mobile version