Një vajzë 19-vjeçe e dehur i ka mbijetuar aksidentit të tmerrshëm, ku derisa po voziste me shpejtësi prej mbi 160 kilometra në orë u rrokullis derisa herë në Michigan dhe përfundoi në spital.
Policia në qytetin Ann Arbor, i është përgjigjur telefonatës për një aksident të rëndë trafiku në rrugën Plymouth, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një veturë elektrike Porsche AG Taycan, ka njoftuar departamenti i zjarrfikësve në Ann Arbor.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur vetura lëvizë me shpejtësi të madhe dhe rrokulliset dhjetëra herë.
Shoferja ka pësuar lëndime të lehta të lehta së bashku me një pasagjere tjetër po të njëjtës moshë.
Identiteti i saj nuk është zbuluar, por një 20-vjeçar që gjithashtu ishte në veturë në momentin e rrokullisjes është dërguar në spitalin e Michiganit për trajtim. Ai është akoma në spital në gjendje kritike.
Tejkalimi i shpejtësisë dhe alkooli ishin faktorët që çuan në këtë përplasje ka njoftuar policia e Ann Arbor. /Telegrafi/