Dy pastrues rrugësh janë filmuar duke u rrahur nëpër rrugë derisa ishin të veshur me uniformën e tyre të punës, megjithatë ky veprim u kushtoi shtrenjtë – që të dy janë përjashtuar nga puna.
Videoja e filmuar shfaq dy pastrues rrugësh duke “terrorizuar” qytetarët e qytetit britanik Kent. Por në një moment njëri prej tyre duket se zgjedh personin e gabuar për ta sulmuar, transmeton Telegrafi.
Në momentin që iu vërsul një qytetari, ai e nokauton pastruesin ku me vetëm një grusht e rrëzon pa vetëdije në tokë.
Mediat britanike raportojnë se ata ishin nën ndikim të alkoolit dhe se kishin shkelur rregullat – duke konsumuar alkool në orar të punës dhe duke keqtrajtuar kalimtarët e rastit.
Me të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, menaxhmenti ku ata punonin i ka përjashtuar – e autoritetet e sigurisë janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/