Telegrafi

Nën mbështetjen e presidentes Osmani, ekipi kosovar i ICT-së merr pjesë në Samitin e teknologjisë në Portugali

Një grup talentesh nga Kosova, të shoqëruar edhe nga presidentja Vjosa Osmani, po marrin pjesë në samitin e teknologjisë në Portugali.

Samiti, që grumbulloi afro 160 shtete dhe më shumë se 70 mijë pjesëmarrës, përfshirë ndërmarrës, liderë dhe entuziastë të teknologjisë, u shndërrua në një platformë shkëmbimi për ekipin kosovar të fushës së ICT-së.

Presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu krenarinë për ekipin kosovar, duke theksuar rëndësinë e rrjetëzimit dhe shkëmbimit të ideve në një ambient kaq ndërkombëtar.

“Afro 160 shtete, më shumë se 70 mijë pjesëmarrës. Në mesin e tyre është edhe ekipi kosovar i përbërë nga çika e djem tanë nga fusha e ICT-së, me të cilët po marrim pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë.  Eksperiencë fantastike e rrjetëzimit të ndërmarrësve, liderëve dhe entuziastëve të teknologjisë nga e gjithë bota”, ka shkruar Osmani në Instagram.

Samiti ofroi për përfaqësuesit e Kosovës një mundësi të artë për të ndarë përvojat e tyre dhe për të parë nga afër risitë në sektorin e teknologjisë. Ky pjesëmarrje jo vetëm konfirmon pozicionin e Kosovës si një faktor në zhvillimin e teknologjisë në rajon, por gjithashtu hap dyert për mundësi të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi. /Telegrafi/