Pas më shumë se 5 muajve të kaluara në paraburgim ekstradues në Turqi, Lupço Palevski Pallço mbrëmë u kthye në vend.
I dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe pensionistit Pançe Zhezhovski, me përcjellje policore është soll në burgun hetues të Shutkës, ndërsa deri në Maqedoni u soll me fluturimin e rregullt Stamboll-Shkup. Për të ka pasur fletëarrest ndërkombëtar.
Pritet që Palevski të merret në pyetje pranë Gjykatës Hetuese dhe të mbahet për 30 ditë në një qeli të posaçme, ku do të jetë në një regjim të veçantë sigurie, pa kontakte me të personat e tjerë.
Nga Prokuroria Themelore Shkup kumtuan se tani pas ekstradimit, prokurori po vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore për rastin e kidnapimit dhe vrasjes së Gjorçevskës dhe Zhezovskit.
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka shprehur mirënjohje deri te autoritetet turke për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për ekstradimin e Palevskit, duke thënë se e gjithë procedura u realizua në një periudhë relativisht të shkurtër prej më pak se pesë muaj.
Vitin e kaluar, më 6 dhjetor, Palevski u arrestua në Balikesir të Turqisë, në përpjekje për t’u arratisur. Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja dhe Pançes nga Velesi. Për bashkëpunim në vrasje akuzohen edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët janë në paraburgim në Shkup. Në paraburgim gjenden edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e të miturës. Me masa kujdesi për këtë rast është edhe Stefan Dimovski, shoferi i të dyshuarit të parë për vrasjen e dyfishtë i cili dyshohet se ka ndihmuar në arratisjen.