Site icon Telegrafi

Nën kërcënimin e thikës tentoi të kryejë grabitje në një lokal në Prishtinë, i dyshuari arratiset

Foto: Ilustrim

Një person i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) ka tentuar të kryej grabitje në një lokal.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:32 në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.

Tutje thuhet se i dyshuari është arritur në drejtim të panjohur.

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë ka tentuar të kryen grabitje në një lokal, mirëpo nuk ka arrit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version