Një person i panjohur nën kërcënimin e thikës ia ka marr taksistit kuletën, në cilën kishte dokumente personale dhe një kartelë të bankës.
Sipas raportit të Policisë së Kosoëvs, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 04:00 në rrugën “Xhevat Lleshi”, në Prishtinë.
“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke kryer shërbime taksi një klient, i dyshuari mashkull deri më tani i pa njohur nën kërcënimin e thikës ia ka marrë kuletën në të cilën viktima kishte dokumentet personale dhe një kartelë të bankës. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/