Telegrafi

Nën kërcënimin e thikës i grabisin çantën me para e dokumente personale një personi në Prishtinë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) i kanë grabitur çantën e dorës duke e lënduar edhe fizikisht.  

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:30, në Prishtinë.

Sipas raportit, bëhet e ditur se viktima në çantë kishte pasur dokumente personale dhe një shumë të parave.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se disa persona të panjohur, nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur çantën e dorës në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe një shumë parashë. Të dyshuarit gjatë konfrontimit me viktimën kanë dëmtuar xhamin e një zyre”, thuhet në raport.

Po ashtu siç thuhet në raport, lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/