Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një mashkull dhe femër kanë raportuar se derisa kanë qenë me automjetin transportues për transportimin e të hollave, dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës, u kanë grabitur dy çanta dore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “ William Woker” në Prizren, të hënën rreth orës 11:10.
Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/