Site icon Telegrafi

Nën kërcënimin e armës vodhi para në një bankë në Mitrovicë, arrestohet 63-vjeçari

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar personin që dyshohet se nën kërcënimin e armës ka grabitur të premten një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55 në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Sipas njoftimit, i dyshuari është 63-vjeçari me inicialet D.D.

Në këtë rast dyshohet se të përfshirë kanë qenë edhe persona të tjerë.

“I dyshuari D.D 63 vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe dyshohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se është njoftuar prokuroi i shtetit, ndërsa me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion.

“Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, vijon komunikata. /Telegrafi/

Exit mobile version