Site icon Telegrafi

Nën kërcënimin e armës ia grabitin orën e dorës dhe telefonin

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka raportuar se tre të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur një orë dore dhe një telefon celular.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 01:00 në rrugën “Enver Maloku”.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se tre persona të pa njohur nën kërcënimin e armës, i kishin grabitur një orë dore dhe një telefon celular”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version