Site icon Telegrafi

Nën kërcënimin e armës grabitet një lokal në Prishtinë, policia jep detaje

Rreth orës 17:00 në rrugën “Agim Ramadani” dyshohet për grabitjen e një pike financiare.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Telegrafin ka deklaruar se grabitja dyshohet të ketë ndodhur nën kërcënimin e armës.

“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka njoftuar Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit./Telegrafi/

 

Exit mobile version