Telegrafi

Nën efektin e shumë medikamenteve, piloti i linjës Tiranë-Luton urdhëroi ndalimin e fluturimit për shtetasen shqiptare

Një shtetase shqiptare është nxjerrë nga një avion i linjës Tiranë-Luton që nisej nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas, me urdhër të pilotit të avionit, për shkak se kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore.  

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Polica e Shtetit ka sqaruar sot një video të publikuar në rrjetet sociale rreth ngjarjes duke shtuar se shtetasja është shoqëruar nga shërbimet e policisë dhe më pas është dërguar në qendrën shëndetësore.

“Shërbimet e Policisë së bashku me bashkëshortin e saj e kanë zbritur nga avioni dhe pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor i aeroportit, është njoftuar ambulanca për t’i dhënë ndihmën mjekësore”, ka shtuar policia. /Telegrafi/