Telegrafi

Nemesis, vetura më e fuqishme në botë? (Foto)

Kompania e re amerikane e veturave, Trion Supercars, ka njoftuar se është duke planifikuar të krijojnë veturën më të fuqishme në botë.

Sipas kompanisë që u krijua në vitin 2012, Nemesis është vetura që do të “shkelë” dominimin e veturave evropiane.

Nemesis do të ketë motor prej 9.0 litrash V8 dhe vjen me 2.000 KF. Pritet të kushtojë rreth 620.000 dollarë, njofton Koha.

Shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë “bisha” mund ta arrijë për 2.8 sekonda, ndërsa maksimumi i saj, sipas Trionit, do të jetë 435 km/orë.

Trion ka njoftuar se në shkurt të vitit të ardhshëm mund të shihen disa modele testuese, ndërsa prodhimi do të nisë një vit më vonë. Sasia e modeleve do të varet nga kërkesat e klientëve. /Telegrafi/