Këngëtari i njohur, Neki Emra, ka qenë shumë i angazhuar gjatë këtij viti.
Ai solli projekte të shumta muzikore për publikun, gjersa nuk mungoi edhe nëpër koncert e ahengje muzikore të ndryshme.
Neki përndryshe është i martuar prej vitesh me Zana Zhavellin dhe së bashku jetojnë në Prishtinë.
Çifti janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.
Së fundmi, ata kanë realizuar një fotosesion të veçantë për fundvit, duke treguar pak nga atmosfera festive në shtëpinë e tyre.
Në fotografitë e realizuara nga Marjan Komani, çifti shihen shumë të lumtur dhe në harmoni, teksa shijojnë periudhën e festave të fundvitit. /Telegrafi/