Telegrafi

Negociatat për koalicion në Prishtinë: AKR kërkon ndarjen e pushtetit në bazë të fuqisë së votave në asamble

Asamblisti i AKR-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka thënë se LDK ka refuzuar që të bëjë marrëveshje të shkruar me AKR-në.

“Ne jemi të hapur që gjërat të specifikohen e jo të mbesin në ajër. Nëse nuk ka marrëveshje të shkruar nuk do të jemi pjesë e koalicionit”, deklaroi Mehmeti në RTV Dukagjini.

Mehmeti thotë se AKR nuk ka vendosur kushte, por ka qenë e gatshme për kompromise.

“Strukturat me përvoja shumëvjeçare në LDK e dinë shumë mirë se nuk ka marrëveshje pa shkrim. Nuk është serioze të na ftojnë në koalicion pa marrëveshje të shkruar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi kërkuar të ndajmë pushtetin në proporcion me numrin e asamblistëve që i kemi. Kohë kemi pasur një muaj”.

Mehmeti thotë se nuk është në rregull që edhe ndërmarrjet publike të jenë pjesë e marrëveshjes së koalicioneve./Telegrafi/