Telegrafi

Negociatat në fazën përfundimtare, Chelsea po bëhet me portier të ri

Chelsea dhe Villarreali janë në fazën e fundit të negociatave për portierin Filip Jorgensen, sipas Fabrizio Romanos.

Klubi londinez është afër mbylljes së marrëveshjes me Villarrealin, pasi kanë përmirësuar ofertën e tyre prej 20 milionë eurosh, e cila ishte refuzuar nga ‘Nëndetësja e Verdhë’.

Dy klubet tani janë në bisedime të avancuara për të përcaktuar strukturën e marrëveshjes para se gjithçka të zyrtarizohet.

Jorgensen dhe Chelsea tashmë kanë arritur marrëveshje sa i përket kontratës, pasi ‘Blutë e Londrës’ fituan garën ndaj Marseille për të bindur 22-vjeçarin që të transferohet në ‘Stamford Bridge’.

Arsenali, Liverpooli dhe Manchester City gjithashtu ishin të lidhura me një transferim të mundshëm të portierit më herët gjatë këtij viti.

Jorgensen kaloi nëpër grupmoshat e Villarrealit dhe kaloi vetëm një sezon si zgjedhja e parë e portës, duke ndihmuar ekipin të pozicionohet në pozitën e tetë në tabelë.

Muajin e kaluar, ai ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e cila skadon deri në 2029, por ai duket se do të largohet gjatë ditëve në vijim.

Chelsea ka qenë në tregun e transferimeve për një portier të ri për t’i ofruar konkurrencë Robert Sanchezit.

Ata gjithashtu ishin lidhur edhe me një transferim të Andriy Lunin, i cili shijoi një sezon të suksesshëm në Spanjë duke zëvendësuar për mrekulli Thibaut Courtois i cili humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të lëndimit./Telegrafi/