Telegrafi

Nedved: Ronaldo qëndron 100 për qind te Juventusi

Pavel Nedved ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi.

Zonja e Vjetër e ka filluar edicionin 2021/2022 si mysafir i Udineses, ndërsa ylli portugez është në bankën rezervë.

Në lidhje me këtë, Nedved ka thënë se e kanë vendosur së bashku me 37-vjeçarin që të mos e nis këtë takim nga minuta e parë.

Lexo po ashtu Ronaldo e fillon edicionin e ri te Juventusi nga banka rezervë

“E kemi vendosur së bashku me Ronaldon. Është normale. Ronaldo do të qëndrojë 100 për qind”, ka thënë zëvendëspresidenti i Juves për DAZN.

Gjatë kësaj vere, pesë herë fituesi i Topit të Artë është lidhur me një kalim te Manchester City, Paris Saint-Germain, Real Madridi dhe te Manchester United.

Por, Juventusi ka bërë të ditur se ata nuk kanë pranuar asnjë ofertë dhe Ronaldo do të qëndrojë në Torino. /Telegrafi/