Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka thënë se për Jose Mourinhon do të shkonte gjithkund, përveç tek Interi.
Çeku ishte ftuar nga Nerazzurrët në sezonin 2009-10, por ai u pensionua nga futbolli në vitin e 2009.
“Më ka pëlqyer Liga e Kampionëve, por nuk e kam fituar kurrë”.
“E mora një thirrje dhe për të do të shkoja kudo në botë, por tek Interi jo”.
“Interi e fitoi Ligën e Kampionëve? Nuk ka problem. Ka qenë e shkruar. Mourinho e dëshironte”,
Nedved foli edhe për Calciopolin ku Juve u largua nga Serie A në vitin 2006.
“Në Itali e quajnë “Scudetto e kartonit. Nuk do të mund të pranoja një titull të tillë”, ka thënë Nedved. /Telegrafi/