Telegrafi

Nedved pas shortin: Së pari ta eliminojmë Lyonin, Real Madridi dhe Man City mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve

Pavel Nedved paralajmëron se objektivi i parë i Juventusit është të kalojë fillimit Lyonit, ndërsa kundërshtarët e mundshëm, Real Madridin dhe Manchester Cityn i ka cilësuar si kandidatë për ta fituar trofeun.

Liga e Kampionëve do të vazhdoj garat me një format ‘Final Eight’, i cili do të zhvillohet në Lisbonë nga 12-23 gusht, ku fillimisht do luhen ndeshjet e mbetura.

Nëse Juventusi eliminon Lyonin atëherë ata do të përballen me Real Madridin ose Manchester Cityn në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale më pas do të kishte fituesit e përballjeve Napoli-Barcelona dhe ​​Chelsea-Bayern Munich.

Lexo po ashtu Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve, priten përballje gjigante në çerekfinale

Për këto përballje ka folur edhe drejtuesit i klubit italian, Nedved.

“Së pari dhe më e rëndësishmja, ne duhet të kalojmë në raundin tjetër dhe jemi të vetëdijshëm se ka një ndeshje të dytë shumë të vështirë që na pret”, ka thënë fillimisht Nedved për uebfaqen e UEFA-s.

“Shorti është shumë emocionues, por është gjithmonë e vështirë të zgjedhësh një kundërshtar nga çerekfinalja e tutje, pasi të gjitha skuadrat janë të forta në këtë fazë”.

Lexo po ashtu Përveç çerekfinaleve, edhe në gjysmëfinale pritet të përballen skuadrat e forta mes vete

“Real Madrid dhe Manchester City janë dy kandidatë për ta fituar trofeun dhe në çdo rast një përplasje me ta do të jetë shumë e vështirë”.

“Tani objektivi ynë është të arrijmë në Portugali. Ky format i ri, me tre ndeshje me nokaut, është shumë interesant për të gjithë botën e futbollit, veçanërisht pasi luhet gjatë një periudhe ku normalisht nuk ka futboll”, përfundoi çeku. /Telegrafi/