Telegrafi

Nedved: Mourinho më donte në Inter

Nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved ka zbuluar se Jose Mourinho i kërkoi atij të bashkohej me skuadrën e tyre fituese të tripletës, por ai çeku shton se do ta ndiqte te ndonjë skuadër tjetër dhe jo te Interi.

Biseda ndodhi në pranverën e vitit 2009, kur Mourinho kishte përfunduar sezonin e tij të parë në Giuseppe Meazza dhe Nedved ishte gati të pensionohej te Juve.

Mourinho telefonoi yllin çek dhe e nxiti atë që të rishqyrtojë pensionimin e tij, duke premtuar se ata së bashku mund të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Pavel Nedved

Megjithatë, Nedved nuk e dëgjoi trajnerin portugez dhe mbeti pa e fituar trofeun më të madh ekipor evropian.

“Jose e dinte që unë isha i tërhequr jashtëzakonisht shumë nga Liga e Kampionëve, sepse kurrë nuk e fitova atë, por plani i tij nuk funksionoi”, ka thënë fillimisht Nedved për Tuttosport.

Nedved si lojtar gjatë një ndeshje ndaj Interit

“Ne nuk arritëm të pajtohemi rreth këtij plani”.

“Unë do ta kisha ndjekur atë në ndonjë klub të botës, por jo te Interi. Unë vërtet nuk mund ta bëja atë”, përfundoi legjenda çeke. /Telegrafi/