Juventusi ka vendosur të vazhdojë me Massimiliano Allegrin, pavarësisht fillimit të dobët të sezonit, diçka për të cilën Pavel Nedved nuk ishte i bindur.
Bianconerët aktualisht janë në vendin e 8-të në renditjen e Serie A pas fillimit të dobët të tyre, duke marrë 10 pikë me dy fitore, katër barazime dhe një humbje.
Ekipi është dukur keq në fushë dhe tifozët po bëhen gjithnjë e më të frustruar, duke rritur presionin ndaj trajnerit italian. Pavarësisht vështirësive të tyre, ku përfshihen zero pikë nga dy ndeshjet e grupeve të Ligës së Kampionëve, Allegri nuk do të shkarkohet.
Siç shkruan Corriere della Sera, të premten pati një takim në kampin e Juventusit, ku Andrea Agnelli, Federico Cherubini, Maurizio Arrivabene dhe Nedved u takuan të gjithë për të diskutuar situatën dhe planin e tyre.
Gjatë këtij takimi, Nedved përmendi idenë e shkarkimit të Allegrit, por ky sugjerim u refuzua nga Agnelli.
Presidenti i Juventus foli me trajnerin në telefon dje, duke kërkuar siguri se skuadra do të qëndrojë e bashkuar dhe do të vazhdojë të punojë për të ecur përpara si një njësi, në vend që të lejojë formimin e ndarjeve në dhomën e zhveshjes.
Zonja e Vjetër tani është në një periudhë delikate dhe muajt e ardhshëm do të jenë kyç në Torino, kështu që Allegri do të duhet të punojë shumë për t’i kthyer gjërat shpejt në rrugën e duhur. /Telegrafi/