Site icon Telegrafi

Nedved: Dybala po luan shumë mirë, duhet të kthehemi te fitoret

JEDDAH, SAUDI ARABIA - JANUARY 15: Pavel Nedved vice chairman Juventus during the juventus training session - Italian Supercup previews on January 15, 2019 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A)

Pavel Nedved ka qenë në një ngjarje të organizuar për lojtarët e Juventusit, ku ka folur për disa çështje rreth klubit.  

Nënkryetari foli për mediat në hapjen e një ekspozite të artit në Muzeun J.

“Në përputhje me temën e ekspozitës, ne e shohim skuadrën tonë me plot superhero. Ne i mbajmë fort lojtarët tanë dhe besojmë se kemi një skuadër shumë të fortë”.

“Është e vërtetë, Dybala nuk ka shënuar aq shumë sa bëri vitin e kaluar, por ai është duke luajtur shumë më mirë dhe jam shumë i lumtur me paraqitjet e tij”, deklaroi ai.

Paulo Dybala . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Juventusi udhëton te Sassuolo të dielën, pas dy rezultateve të dobëta.

“Ne nuk jemi duke menduar për Ligën e Kampionëve, sepse ka ndeshje të rëndësishme në Serie A që do të luhen. Ne jemi shumë të përqendruar dhe punojmë në të gjitha frontet”.

Paulo Dybala . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Natyrisht, javën e kaluar kemi marr rezultatet që nuk jemi mësuar me to, kështu që ne kemi punuar në këto çështje dhe ekipi është i gatshëm”.

“Sassuolo nuk përfaqëson një udhëkryq, është vetëm një lojë me vlerë tri pikë që absolutisht duam të fitojmë”, deklaroi Nedved. /Telegrafi/

Exit mobile version