Nedim Bajrami ka arritur marrëveshje për të vazhduar karrierën te Sassuolo nga Empoli.
Pas dy vitesh te kaluara te Empoli, sulmuesi shqiptar do të bashkohet me trajnerin Alessio Dionisi që e kishte pikërisht tek klubi i lartcekur.
Vetë lojtari nuk ka ngurruar të shprehë lumturinë për këtë lëvizje.
“Jam shumë i lumtur, gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur dhe të mërkurën do të bashkohem me skuadrën e re”.
“Bashkimi me trajnerin Dionisi? Jam këtu edhe prej tij, kemi folur së fundmi dhe jam shumë i lumtur që e rigjej sërish”.
“Gjithashtu, kam folur edhe me shokët e rinj të skuadrës, disa prej tyre i njoh. Një prej tyre është Pinamonti me të cilin kam luajtur në sezonin e fundit”, ka thënë Bajrami. /Telegrafi/