Gazetari kontraverz Milenko Nedelkovski nuk ndalet! Ai ka komentuar edhe bisedimet e djeshme në rezidencën e Ambasadës së Amerikës nga katër partitë politike parlamentare dhe faktorit ndërkombëtar, ku kërkuan që të jenë prezent edhe shoqatat jo qeveritare ku edhe bëjnë pjesë edhe Petrit Saraçini i njohur edhe si Amon Mra dhe Xhabir Deralla, që të dy nga Qendra për Liri-Civil, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Ekskluzive, nga burime të besueshme marr vesh se në rezidencën e ambasadorit Baily ka qenë e ndaluar thithja e duhanit. Për këtë, pjesëtarëve të Menstruacionit Laraman (duke ju referuar Revolucionit Laraman) Amon Sra (Mra), Xhabir Deralla dhe Pavle Bogoevski ju është kërkuar që ta thithin jashtë, në rrugë. Para gjithë opinionit. Fundi juaj është afër. Shumë afër.” shkruan Nedelkovski në portalin e tij Dudinka./Telegrafi/