Site icon Telegrafi

Në Zvicër, fanellat e Shqipërisë po shiten më shumë se ato të Zvicrës

Ngjyrat kuqezi të Shqipërisë do të dominojnë edhe në Zvicër gjatë Evropianit. Këtë e tregon më së miri bilanci i shitjeve të artikujve sportivë në këtë vend, ku tregtarët janë ankuar se ka pak interes për kombëtaren vendase dhe më shumë për atë shqiptare.

Gazeta “Schweiz am Sonntag”, ka pyetur disa tregtarë të ndryshëm të cilët kanë treguar të zhgënjyer se ka shumë pak interes për fanellat sportive të Behrami & Co dhe se nuk ka eufori për kombëtaren e drejtuar nga Petkovic, shkruan PanoramaSport.

“Në krahasim me Botërorin 2014, shitjet janë më të ulëta”, ka treguar përgjegjësi i një filiali të Zyrihut për “Ochsner Sport”. “Atëherë edhe koha ishte më e mirë dhe nuk ekzistonte frika e terrorizmit apo grevave që po ndodhin këto ditë në Francë”.

Por, nëse për Zvicrën nuk ka eufori, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Shqipërinë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Kombëtarja e Shqipërisë 

“Artikujt e Shqipërisë, nga fanella e deri te artikujt e vegjël, po shiten si të ishin panine”, shtoi ai, duke konfirmuar se për momentin, fanella më e kërkuar ishte ajo e një shqiptari të Zvicrës, Xherdan Shaqirit.

“Por nuk do të habitesha nëse do të shitnim më shumë fanella të Shqipërisë sesa të Zvicrës”, ishin fjalët e tij për të përditshmen zvicerane.

Edhe përgjegjësi i marketingut të kompanisë “Athleticum” ka deklaruar se deri tani, fanella më e shitur në pikat e saj në Zvicër ka qenë ajo shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=moPjzwR9atQ

Exit mobile version