Telegrafi

Në Zveçan plagosen rëndë me armë zjarri dy vëllezër

Dy vëllezër me mbiemrin Angjelkoviq nga Zveçani, njëri student dhe tjetri nxënës i shkollës së mesme, janë plagosur rëndë me armë zjarri, ndërsa njëri prej tyre është në rrezik për jetë dhe është dërguar në spitalin e Kragujevcit, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate para kafeterisë së njohur ‘Trebjesa’ në Zveçan. Dyshohet se incidentit i ka paraprirë një fjalosje mes disa të rinjve dhe viktimave.

Sipas burimeve, policia ka reaguar shpejt dhe ka arritur të arrestojë dy të dyshuarit kryesorë P.P dhe Xh.S., të cilët po mbahen në polici, si dhe të konfiskojë dy armë të vogla.