Site icon Telegrafi

Në Zveçan, një serb në gjendje të dehur godet me veturë një polic

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Zveçan një serb nën ndikimin e alkoolit ka goditur një këmbësor i cili ishte polic.

Policia bën të ditur se polici i lënduar ka prantuar tretmanin e duhur mjekësor, transmeton Telegrafi.

“I dyshuari mashkull serb (nën ndikim të alkoolit), derisa ka qenë duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjet dhe si pasojë ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar pjesëtar i PK-së të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Telegrafi/

Exit mobile version