Telegrafi

Në zhdukje radiot e automjeteve

Disa vite më parë, mënyra e vetme për të dëgjuar muzikë në automjete, ishte radioja.

Pasuan disa përmirësime duke përfshirë kasetat dhe pastaj CD-të, por tash ka diçka krejtësisht të re.

Shumë automjete të reja do të vijën me mundësinë për t’u lidhur në internet dhe në këtë mënyrë do të keni në dispozicion të gjitha zhanret e muzikës që dëshironi, njofton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, gjysma e radio-stacioneve që i dëgjojmë sot, nuk do të ekzistojnë pas dhjetë vitesh.

Ata parashikojnë se do të mbijetojnë vetëm disa radiostacione të mëdha, derisa të tjerat do të ndërpresin emetimin e programeve. /Telegrafi/