Site icon Telegrafi

Mickoski thirrje për zgjedhje të parakohshme: Çdo vonesë është humbje për Maqedoninë

“Duhen duhet të bëhen sa më shpejt zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat qytetarët do të zgjedhin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Duke komentuar deklaratën e ambasadores amerikane në vend, Angela Aggeler, se qytetarët duhet t’ua bëjnë të ditur politikanët se duan të jenë pjesë e BE-së, Mickoski tha se “absolutisht pajtohet me deklaratën e ambasadores”.

“Qytetarët janë sovran në këtë që i duhen vendit, në zgjedhjet që do të mbaheshin një orë më shpejt, për të thënë – Po për BE-në”.

“OBRM-PDUKM e ka zgjidhjen e vet, ne e kemi thënë publikisht, LSDM-ja e ka zgjidhjen e saj, supozoj se partitë tjera politike do të vijnë në ato zgjedhje me zgjidhjen e tyre. Qytetarët e atyre zgjedhjeve do të votojnë dhe do ta shprehin mendimin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse çdo ditë do të thotë më shumë humbje për Maqedoninë”, tha Mickoski gjatë vizitës në Veles.

Exit mobile version