Në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës është bërë ceremonia e hapjes zyrtare të projektit të Parkut Teknologjik të Integruar Bujqësor.
Me vënien e themeleve të para për ndërtimin e Qendrës së Ekselencës dhe me inagurimin e projektit të Parkut të Integruar Teknologjik Bujqësor, filloi transformimi i Bujqësisë në Kosovë.
Kjo u bë e mundur falë partnerëve Eksim Global dhe Life Breath si dhe bashkëpunimit të IATP-së me Ministrinë e Bujqësisë, Universitetin Publik të Prishtinës atë të Pejës si dhe kolegjin AAB.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe delegacioni i lartë i huaj që do të bëjë financimin e këtij projekti, po ashtu përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, kryetarë të komunave, përfaqësues nga OJQ dhe nga sektori privat.
Siç bëhet e ditur nga IATP-KOS, faza e pilot projektit do të fillojë në 6 komuna.
Përmes këtij projekti, Parku Teknologjik i Bujqësisë do të hapet edhe në 32 komuna të tjera.
Nëpërmjet hapjes së 55 serave, 5 qendrave të mbjelljes dhe 1 qendër hulumtuese ne do të shtrijmë metodat e reja teknologjike të kultivimit nëpër komunat e Kosovës.
Parku Teknologjik i Integruar në Kosovë ka për qëllim zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë së vendit./Telegrafi/