Telegrafi

Të dielën në “Vodno” do të mbahet takimi i liderëve

Me iniciativën e Presidentit Stevo Pendarovski, ditën e dielë (20 tetor) në kabinetin e Presidentit në “Villën Vodno”, në orën 17:00 do të mbahet një takim i liderëve. Sipas një deklarate, në mbledhje do të marrin pjesë kryetarët e partive më të mëdha politike parlamentare si nga qeveria ashtu edhe nga opozita.

Në takim do të marrin pjesë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe kryetari i Besës, Bilall Kasami./Telegrafi/