Telegrafi

Në vitin 2016, Audi me vetura që voziten vet?

Audi ka premtuar se do të sjellë veturat vetë-vozitëse më së largu në vitin 2016. Rupert Stadler, nga kompania gjermane, ka thënë se veturat që nuk do të kenë nevojë për shoferë do të vijnë shumë shpejt.

“Kjo do të ndodhë më së voni në vitin 2016. Audi është lider edhe në këtë fushë dhe kompanitë tjera do të vijnë pas nesh një ose dy vjet më vonë”.

“E rëndësishme është që Audi është markë që vazhdimisht sjell risi dhe nëse të tjerët përfitojnë nga ne, s’ka problem”, ka thënë ai, transmeton Koha.

Prodhuesi i famshëm i makinave tashmë ka treguar një makinë pa shofer, madje duke e thyer rekordin e shpejtësisë në këtë kategori të veturave.

“Ne me RS7 vozitëm deri në 230 kilometra për orë. Kjo është ekstreme, por tregon se çka jemi në gjendje të ofrojmë”, ka shtuar Stadler.

Audi nuk është kompania e vetme që kërkon të futet në tregun e veturave vetë-vozitëse pasi që Mercedes, Volvo, Toyota dhe BMW janë shumë aktive.