Përsëritni këto ushtrime fenomenale çdo ditë dhe do të liroheni nga frika dhe vuajtja. Fare nuk janë të vështira
Depresioni, anksioziteti, frika, frustrimet… e gjatë është lista e problemeve psikike, të cilat e mundojnë njeriun bashkëkohor, ndërsa ne dëshirojmë të themi që e gjitha kjo është në kokë.
Mirëpo, kjo nuk është krejtësisht e saktë. Të gjitha telashet në të vërtetë janë në vithet tuaja.
Muskujt e mëdhenj të ijëve ndryshe quhen edhe muskuj të komblikut, ndërkaq te disa kultura i quajnë edhe “muskuj shpirti” dhe ky emër nuk i është dhënë rastësisht, shkruan The Higher Perspecitives, përcjell Telegrafi.
Muskujt e ijëve apo të komblikut përfshijnë pjesën e poshtme të shpinës, kalojnë pranë kërdhokullave dhe përfundojnë menjëherë nën vithe.
Roli i tyre është i shumëfishtë – ato kontrollojnë lëvizjen e trupit, fleksibilitetin lëvizjet e nyjave dhe ekuilibrin, por ajo që është më e rëndësishmja, janë përgjegjës për qëndrim vertikal të trupit.
Prandaj, nuk është për t’u çuditur përse problemet tona psikike shfaqen në gjendjen e atyre muskujve, përgjegjës për qëndrim.
Mund të themi që ata muskuj janë përgjegjës për vetëbesim, prandaj stërvitja e tyre është shumë me rëndësi për të gjithë ata të cilët nuk janë të sigurt në vetvete dhe ndihen depresivë dhe anksiozë në shumicën e kohës.
Ky muskul është i lidhur edhe me diafragmën, dhe kështu edhe me frymëmarrjen, andaj rëndësia e tij për psikikën tonë është edhe më e madhe.
Disa njerëz konsiderojnë që muskujt e ijëve nëpërmjet palcës kurrizore janë në lidhje direkte me pjesën reptile, përkatësisht me pjesën e vjetër të trurit, i cili është i zhvilluar shumë më herët se truri i madh dhe është përgjegjës për instinktet themelore për mbijetesë.
Pra, nëse muskujt e komblikut janë të tendosur, kjo do të thotë edhe që njeriu psikikisht është i tendosur në nivelin bazik të lidhur me mbijetesën.
Prandaj, mësoni t’i relaksoni këta muskuj. Ushtrimet për femra dhe meshkuj deri diku dallohen.
Ushtrimet për femra:
Ushtrimet për meshkuj:
/Telegrafi/