Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, u bë nënë për herë të parë më 12 korrik të këtij viti.
Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, vendosën ta pagëzojnë me emrin Ajka.
Përkushtimi ndaj vajzës ka ndikuar që Xhensila të jetë paksa më e tërhequr nga muzika, duke mos sjellë projekte të reja muzikore.
Sido që të jetë, ajo i është përkushtuar palestrës për të rikthyer linjat e dikurshme trupore.
Dhe në vetëm pak muaj, duket se këngëtarja ia ka dalë mjaft mirë, pasi ka një rezultat të shkëlqyer në heqjen e kilogramëve.
Në një video të publikuar së fundmi në InstaStory, Xhensila shfaqet duke ushtruar në palestër, ndërsa në dukje vihet trupi i saj i formësuar.
Ajo ende nuk ka bërë të ditur nëse ka nisur punën për një këngë të re, megjithatë vazhdon të jetë aktive dhe një emër mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. /Telegrafi/